Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Kupa Davis, Rafael Nadal rikthehet si numri 1 në botë

Rafael Nadal do të rikthehet në fushë pas 3 muajsh dhe do ta bëjë me petkun e numrit një të botës. Spanjolli, i cili nuk ka zhvilluar asnjë takim që nga muaji janar, kur u dorëzua në çerekfinale të Australian Open përballë Marin Cilic, do të garojë në Kupën Davis që nis këtë fundjavë, megjithëse, sipas trajnerit të tij, Carlos Moya, majorkeni ende nuk është në maksimumin e formës fizike pas dëmtimit në kockat e legenit.

31-vjeçari do të ketë një detyrë të vështirë për ta mbajtur vendin e parë në renditjen e përgjithshme, duke qenë se i duhet të mbrojë 4680 pikë. Rafa hyn në javën e tij të 168-të në karrierë si numri 1 i botës dhe është e sigurt që të paktën për dy javë do të qëndrojë në këtë pozicion dhe do të barazojë John McEnron me gjithsej 170 javë.

Nëse iberiku nuk triumfon në turneun Masters të Montecarlos, që starton më datë 15 prill, atëherë do t’ia dorëzojë pozicionin numër 1 zvicëranit Roger Federer.

36-vjeëari më 18 shkurt u bë tenisti më moshën më të madhe në histori që merrte kreun e renditjes së përgjithshme ATP, pozicion të cilin e dorëzoi pasi u eliminua në raundin e parë të turneut të Miamit nga australiani Kokkianakis.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...