Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa/ Devolli: Duhet kujdes nga treshja Skuka-Mala-Cara, kjo është strategjia jonë

Trajneri i ri i Dinamos, që mori detyrën pas largimit të Bledi Shkëmbit, Bledar Devolli tha sot se ka përgatitur të gjithë strategjinë se si do të luajnë nesën në orën 18:00 në ndeshjen e kthimit për Kupën e Shqipërsisë ndaj Partizanit.

Në konferencën e dhënë për mediat në prag të këtij takimi, ai theksoi se ekipi do duhet të punojë me kokën poshtë dhe të tregohet më agresiv sidomos në 20 metrat e fundit.

Tekniku i sapoemrëuar shtoi ndër të tjera se treshja Skuka-Mala-Cara është shumë e rrezikshme, ndaj sipas tij ekipi “blu” i kryeqytetit duhet të tregohet shumë i kujdesshëm.

Emërimi në krye të stolit: Jam shumë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi dhe për këtë duhet të falenderoj presidentin, qoftë edhe Bledin për punën që ka bërë dhe për mundësinë që më dha edhe ai që të futesha te kjo familje dhe te ky klub si Dinamo. Ekipin e kam parë këto ditë shumë mirë, kemi punuar shumë mirë. Shikoj entuziazëm. Kemi punuar dhe besoj kjo do të jetë motoja, sidomos në këtë situatë ku jemi, me kokën poshtë edhe me entuziazmin që i duhet shumë një ekipi dhe sidomos ekipit tonë në këtë situatë ku është, që të kalojmë këtë situatë të vështirë dhe që nga nesër të kalojmë turin dhe të vazhdojmë më tej, sepse ky ka mbetur objektivi ynë i vetëm për të kapur evropën besoj.”

Strategjia: Ndryshe do të bëjmë ato gjëra që kam unë në kokë dhe që kam punuar kudo që kam qenë, e para do të jetë zotërimi i topit, do ta zotërojmë ne gjithë kohës topin, nëse e zotërojmë ne topin do ta kemi më të lehtë. E dyta do të mbrojmë portën tonë dhe të rrezikojmë atë kundërshtarit. Duhet të jemi agresiv në të dyja fazat e lojës e sidomos në 20 metrat e fundit. Kështu që po i bëmë të gjitha këto dhe me kokën poshtë besoj se do bëjmë një ndeshje të mirë nesër dhe do kalojmë në fazën tjetër.

Ndryshime: E kam thënë edhe diku tjetër që ky për mua është shansi i jetës, të punosh në një klub si Dinamo jo kushdo e ka fatin dhe besoj se do punoj 24 orë që të mos e humbas këtë shans dhe besoj që nga nesër do shikoj ndryshim dhe besoj se dhe ju do shikoni ndryshim në ekip.

Partizani: Partizanin e kam parë dhe janë shumë mirë, janë shumë të shpejtë në momentin që e rekuperojnë topin. Ardhja e Skukës i ka shtuar më shumë thellësi, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në momentin që e humbasim topin, duhet të insistojmë ta rekuperojmë po aty ose të vonojmë dhe mos të kemi problem me finalizimin e Skukës, Malës apo Carës sepse këta janë një treshe shumë e frikshme dhe e shpejtë, kështu që duhet t’i marrim masat dhe siç besoj i kemi marrë dhe të mos kemi asnjë rrezikshmëri nga kjo treshe.

Humbjet: Është një gjë i përket të shkuarës dhe unë them që nuk dua ta kthej kokën mbrapa, dua të shikoj para dhe besoj që nesër duhet t’i japim përparësi ndeshjes, të kalojmë këtë vështirësi dhe të shikojmë përpara.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...