Rugby

Kupa e 6 Kombeve, Anglia dominon Irlandën në mitikun “Twickenham”

Anglia dominoi Irlandën brenda në Londër, duke fituar takimin me rezultatin 24-12 dhe falë këtij suksesi ekipi i drejtuar nga trajneri Eddie Jones u ngjit në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të edicionit të 21-të të Kupës së 6 Kombeve në regbi. Në kryeqytetin britanik, në Stadiumin e famshëm “Twickenham”, përpara 81.000 spektatorëve “Red Rose” luajtën ndeshjen e tyre të parë në shtëpi për edicionin e sivjetshëm të 6 Nations, sidoqoftë vendasit dominuan takimin që në fazat e para të lojës, për të siguruar shkëputjen e duhur që në pjesën e parë të këtij derbi të ndezur.

Pas dy ndeshjeve të para irlandezët kryesonin grupin në kuotë të njëjtë pikësh me Francën dhe skuadra “jeshile” kishte zbritur në Londër me synimin për të siguruar trofeun prestigjioz “Triple Crown”, pas fitoreve radhazi në dy sfidat e para me Skocinë dhe Uellsin. “Kurora e Trefishtë” është një trofe që i jepet çdo ekipi të “Home Nations”, pra Anglisë, Uellsit, Irlandës apo Skocisë, nëse ia del mbanë për t’i fituar të tri takimet ndaj këtyre skuadrave, brenda një edicioni të vetëm.

Anglezët përveçse kontrolluan topin që në start, dominuan gjithashtu edhe në aspektin territorial (8′) dhe për rrjedhojë vendasit zhbllokuan rezultatin me anë të George Ford, që shfrytëzoi në maksimum topin e hedhur me këmbë nga Ben Youngs, si dhe pasigurinë në fundore të kapitenit të Irlandës Jonathan Sexton, të cilit i shpëtoi topi nga duart.

Kapiteni i Anglisë Owen Farrell konvertoi saktë për t’i çuar shifrat në 7-0, sidoqoftë në rrethana të ngjashme “Red Rose” dyfishuan shifrat pak pas mesit të fraksionit hapës e këtë herë ai që përfitoi në fundore pas topit të ofruar nga George Ford ishte Elliot Daly, ndërsa Owen Farrell konvertoi përsëri saktë mes shtyllave, për t’i dhënë Anglisë epërsinë 14-0.

Në minutën e parafundit kapiteni i dha ekipit të tij edhe 3 pikë të tjera, falë një goditjeje dënimi dhe Anglia shkoi në interval me avantazhin 17-0. Në vizitën e tyre të fundit në Londër në 6 Nations, dy vjet më parë, irlandezët i kishin mposhtur anglezët 24-15 brenda në “Twickenham”, fitore që asokohe iu dha “jeshilëve” si Kupën e 6 Kombeve ashtu edhe trofeun e Grand Slam-it, trofe tepër i veçantë që jepet në këtë kompeticion kur një ekip i fiton që të pesta ndeshjet në dispozicion, sidoqoftë miqtë këtë herë reaguan që në fillimin e pjesës së dytë, me anë të numrit 13 Robbie Henshaw, që kaloi me forcë vijën fundore të vendasve. Jonathan Sexton nuk ishte në një ditë të mirë dhe kapiteni i Irlandës gaboi në konvertim. Anglia thelloi sërish diferencën pak pasi kaloi një orë lojë, me anë të lojtarit të ardhur nga stoli, Luke Cowan – Dickie dhe pas konvertimit të numrit 12 Owen Farrell shifrat shkuan në 24-5 për vendasit.

Në fund, në kohën shtesë, Andrew Porter, edhe ky i ardhur nga stoli, çau me krenari mbrojtjen e “Red Rose”, ndërsa John Cooney konvertoi saktë, për të përgjysmuar disavantazhin dhe vulosur përfundimisht rezultatin me shifrat 24-12.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall numri 6 i vendasve, Courtney Lawes. Me këtë sukses Anglia kaloi Irlandën në renditje, megjithëse, për hir të së vërtetës, të dy ekipet pozicionohen në kuotë të njëjtë pikësh 9. Javën e ardhshme skuadrat do të bëjnë pushim, ndërsa sfidat e Kupës së 6 Kombeve do të rikthehen pas dy javësh, për ndeshjet e katërta, kështu Irlanda do të presë Italinë në Dublin, ndërsa Anglia do të mayë forcat në Londër me Uellsin, që është edhe ekipi kampion në fuqi i këtij aktiviteti.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency