Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kupa e 6 Kombeve/ Irlanda mposht Francën dhe shpreson për mbrojtjen e titullit

Irlanda mbajti të gjalla shpresat për të mbrojtur me sukses trofeun në Kupën e 6 Kombeve, teksa mundi në Dublin Francën me rezultatin 26-14. Skuadra e drejtuar nga Joe Schmidt kishte patjetër nevojë edhe për pikën e bonusit për të ngushtuar diferencën me kreun, megjithatë vendasit shënuan tre herë që në fraksionin hapës, për të administruar më pas me qetësi edhe pjesën tjetër të ndeshjes.

Pa dyshen Robbie Henshaw – Dan Leavy trajneri irlandez humbi gjithashtu edhe lojtarin tjetër Rob Kearney, sidoqoftë kampionëve në fuqi iu mjaftuan vetëm 141″ për të thyer mbrojtjen e bluve. I pari që kaloi vijën fundore të skuadrës së Jacques Brunel ishte vetë kapiteni Rory Best (3′) dhe 36-vjecari realizoi që në start ngjitur me vijën anësore. Pas gjysmë ore lojë radhën për të shënuar e pati Johnny Sexton (30′) dhe numri 10 i jeshilëve konvertoi saktë, për të dyfishuar shifrat në 14-0, gjithsesi irlandezët ishin të pangopur dhe katër minuta para pushimit të pjesës së parë vendasit realizuan përsëri me anë të Jack Conan, për të shkuar në interval me avantazhin 19-0, pasi Johnny Sexton gaboi në konvertim.

Në 40′ e dytë Irlanda shtoi forcat për të shënuar për herë të katërt dhe në fakt pikën e bonusit skuadra e Joe Schmidt e garantoi që pas cerek ore lojë, (56′) pas shpërthimit të Keith Earls, që realizoi të tretën “try” në këtë edicion të 6 Nations. U duk si një hakmarrje për poshtërimin e 12 vjetëve më parë në Botërorin Francez, kur “trikolorët” shkatërruan Irlandën me rezultatin e thellë 25-3, gjithsesi në Stadiumin Aviva filloi festa e parakohshme dhe trajneri zelandez ndryshoi pothuajse krejt skuadrën. Nga kjo gjë përfitoi Franca që fillimisht realizoi në inferioritet numerik, tre minuta para përfundimit (77′) kur ishte jashtë përkohësisht me karton të verdhë Dorian Aldegheri.

Pas shënimit të Yoann Huget blutë madje realizuan me krenari një tjetër try pikërisht në castet e fundit të takimit (80′) dhe pas konvertimit të saktë të Baptiste Serin Irlanda fitoi gjithë ndeshjen me rezultatin 26-14. Për Francën kjo ishte humbja e 9 në 11 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet dhe blutë që në javën përmbyllëse do të duelojnë me Italinë për trofeun Garibaldi për momentin pozicionohen në vendin e parafundit, me vetëm 6 pikë gjithsej. Në krahun tjetër me këtë sukses Irlanda konsolidoi vendin e tretë dhe u ngjit në kuotën e 14 pikëve, me dy pikë më pak se Uellsi dhe një pikë diferencë me Anglinë, sidoqoftë në takimin e fundit në Cardiff javën e ardhshme kampionët në fuqi duhet patjetër të mposhtin “dragonjtë” e trajnerit Ëarren Gatland dhe të shpresojnë që Anglia të mos fitojë dot me Skocinë në Twickenham, për të mbrojtur me sukses titullin e vitit të kaluar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...