Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Afrikës, 3 ndeshje dhe asnjë gol, supersfida Kamerun-Ganë nuk prodhon fitues

Asnjë gol në 3 ndeshje. Raundi i dytë i sfidave në grupe të Kupës së Afrikës është mbyllur me tre rezultate 0-0 që nuk kanë përmbushur aspak pritshmëritë e tifozëve. Nuk prodhoi fitues sfida më e rëndësishme e ditës së shtunë ajo mes Kamerunit dhe Ganës, me skuadrën që gjithsesi mori një barazim të vlefshëm që pothuajse e ka kualifikuar në fazën tjetër Kamerunin. Me 4 pikë në 2 ndeshje “luanët e pamposhtur” kryesojnë grupin F, ndërkohë që Gana dhe Benini kanë nga 2 pikë, pasi edhe këta të fundit ngecën në një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Guinea Bissau. Në grupin E ndërkohë Mauritania ndali Angolan në një barazim pa gola duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...