Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kupa e Afrikës një telash, ja klubet angleze që dëmtohen më shumë

Në muajin e ardhshëm, më datë nëntë 9 janar nis Kupa e Afrikës një evenimet i cili do të ndikojë edhe në futbollin europian, kjo duke qenë se shumë lojtarë të këtij Kontinenti do t’i bashkohen kombëtareve të tyre. Një nga kampionatet që do të humbasë më shumë element si pasojë e Kupës së Afrikës, është Premier League teksa nga Anglia llogariten mbi 40 futbollistë që nuk do të jenë të gatshëm për klubet e tyre respektive.

Klube si Liverpool, Chelsea apo Manchester United do të duhet të bëjnë pa yjet e tyre edhe në ndeshje të rëndësishme. Kështu, të kuqtë do të kenë mungesa të mëdha si Mane, Salah apo edhe Naby Keita, ndërsa nga ana tjetër, Chelsea për disa ditë do të qëndrojë pa Edouard Mendy dhe Hakim Ziyech.

Sakaq, një tjetër skuadër e cila do të preket shumë nga Kupa e Afrikës është Arsenali me katër futbollistë të cilët do të duhen të largohen teksa bëhet fjalë për mesfushorët Partey dhe Elneny si dhe sulmuesit Aubameyang e Pepe. Ndërkaq, pak më mirë në këtë drejtim është Manchester City, me “qytetarët” që gjithsesi do të humbasin një element të rëndësishëm si Riyad Mahrez.

Klubet që humbasin lojtarë për Kupën e Afrikës:

Watford- 6 Ismaila Sarr (Senegal), Peter Etebo, Emmanuel Dennis, William Troost-Ekong (Nigeria), Adam Masina, Imran Louza (Marok)

Arsenal- 4 Thomas Partey (Gana), Pierre-Emerick Aubameyang (Gabon), Nicolas Pepe (Bregu i Fildishtë), Mohamed Elneny (Egjipt)

Crystal Palace -4 Cheikhou Kouyate (Senegal), Jeffrey Schlupp, Jordan Ayew (Gana), Wilfried Zaha (Bregu i Fildishtë)

Leicester -4 Kelechi Iheanacho, Wilfred Ndidi (Nigeria), Daniel Amartey (Gana), Nampalys Mendy (Senegal)

Aston Villa -3 Bertrand Traore (Burkina Faso), Trezeguet (Egjipt), Marvelous Nakamba (Zimbabve)

Brentford -3 Frank Onyeka (Nigeria), Tariqe Fosu (Gana), Julian Jeanvier (Guinea)

Liverpool -3 Naby Keita (Guinea), Mohamed Salah (Egjipt), Sadio Mane (Senegal)

Chelsea -2 Edouard Mendy (Senegal), Hakim Ziyech (Marok)

Everton -2 Alex Iwobi (Nigeria), Jean-Philippe Gbamin (Bregu i Fildishtë)

Manchester United -2 Eric Bailly, Amad Diallo (Bregu i Fildishtë)

Southampton -2 Moussa Djenepo (Mali), Mohammed Salisu (Gana)

Wolverhampton -2 Willy Boly (Bregu i Fildishtë), Romain Saiss (Marok)

Brighton -1 Yves Bissouma (Mali)

Burnley -1 Maxwel Cornet (Bregu i Fildishtë)

Manchester City -1 Riyad Mahrez (Algjeri)

West Ham -1 Said Benrahma (Algjeri)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...