Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kupa e Botës 2026/ Formati i ri nuk bind, zbulohet plani i FIFA-s

Botërori i radhës (2026) do të zhvillohet në tri shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Kupa e Botës do të ketë në përbërje për herë të parë 48 shtete.

Me zgjerimin e skuadrave, kompeticioni më i rëndësishëm në futboll u mendua se do të luhej në fazën fillestare me 16 grupe nga 3 skuadra.

Por situata ka ndryshuar. BBC raporton se entuziazmi ka rënë në lidhje me këtë format, ndikuar edhe nga ajo çfarë ndodhi në Katar 2022.

LEXO EDHE:

  1. Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
  2. Edi Reja rikthehet në pankinë, firmos me klubin e njohur slloven
  3. Commisso tallet me Juven: Tani kemi dy sulmues dhe 70 milionë euro më shumë
  4. Interi përgatit revolucionin, vetëm 7 lojtarë të sigurt për sezonin e ri

Shumë emocione prodhuan ndeshjet e fundit të fazës së grupeve. Kombëtare të ndryshme siguruan kualifikimin në momentet e fundit në Katar.

Kështu që FIFA po mendon të bëjë prapakthehu dhe të rikthejë skemën klasike me grupe me nga katër skuadra.

Vendimi zyrtar pritet të merret në mbledhjen e këshillit të FIFA-s, i programuar për t’u zhvilluar në Ruanda (16 mars).

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...