Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Botës çdo dy vite? Infantino sqaron situatën

Gjatë kongresit të 72-të të FIFA-së, Presidenti Gianni Infantino foli edhe për çështjen shumë të diskutuar të organizimit të Kupës së Botës çdo dy vite dhe jo në katër vite siç është aktualisht.

Ky propozim i FIFA-s ka hasur me kundërshtime të forta, duke filluar nga vetë UEFA. Gjendur në një situatë të tillë, Infantino theksoi: “kalendari ndërkombëtar është caktuar deri në vitin 2024 dhe ne nuk jemi me nxitim. Ne atë kohë ne studiuam fizibilitetin e një Botërori dy herë në vit dhe arritëm në përfundimin se do të ishte pozitiv. Por propozimi ka hasur në shumë opozita dhe kjo na detyron të hapim një debat është e qartë se diçka duhet bërë për futbollin, mund të jetë një Botërori 2-vjeçar ose 3-vjeçar, por nuk na bën aspak dobi të mbyllemi në vetvete.”-theksoi ai, ndërsa më tej përsëriti që nuk është në nxitim.

“Nuk ka nxitim. Marrëveshja do të zgjasë aq sa është e nevojshme. Disa kohë më parë u vendos që të organizohet një Kupë Botërore çdo katër vjet, por kohët kanë ndryshuar shumë që atëherë.”-deklaroi kreu i FIFA-s.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...