Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Kupa e Botës/ Katari heq seksin nga “menuja”, dënim deri në 7 vite burg

Botërori i Katar po afron. Një Kupë Bote që është karakterizuar nga shumë polemika që nga momenti që u përcaktua. Në orët e fundit Daily Star përcjell një lajm paksa të veçantë, që i tremb paksa tifozët që do të shkojnë në Katar për të ndjekur aty Botërorin.

Një raport seksual mes dy personave që nuk janë të martuar, mund të dënohet deri në 7 vjet burg. Komiteti Suprem i Katar veç të tjerash ka nënvizuar në një deklaratë se “Katari është një vend konservator dhe manifestimi publik i afeksionit është i ndaluar pavarësisht orientimit seksual”.

Seksi mes personave që nuk janë të martuar në Katar është një vepër penale dhe siç shpjegon një burim i policisë për Daily Star, mund t’u kushtojë të huajve deri në 7 vjet burg teksa u shpreh: “Seksi është jashtë menuje në Katar, për këtë duhet të shkoni aty burrë e grua. Sigurisht që nuk do të ketë histori për një natë në këtë botëror.

Të gjithë duhet ta kenë mendjen në vend, nëse nuk duan të rrezikojnë burgun. Për të parën herë në historinë e botërorve ka një ndalim seksi dhe tifozët duhet të jenë të përgatitur për këtë”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...