Francë

Kupa e Botës në rrezik për Neymar, braziliani mund ta “shijojë” nga burgu

Transferimi nga Santos te Barcelona në vitin 2013, i ka hapur telashe Neymar Jr. futbollisti është duke u përballur me një akuzë e cila është ngritur nga ana e një kompanie braziliane e cila merret me transferimet e futbollistëve dhe në vitin 2013 kishte në menaxhimin e saj 40% të kartonit të Neymar. Kjo e fundit pretendon se kontrata që e lidhi Neymar me Barcelonën është bërë “pis” nga korrupsioni ndërsa në akuzën për mashtrim janë thirrur të dëshmojnë edhe ish-presidentët e Barcelonës, Sandro Rosell e Josep Maria Bartomeu.

Kompania braziliane pretendon se është mashtruar nga sulmuesi, familja e tij si dhe Barcelona. Sipas El Pais, për këtë çështje do të ketë një vendim final më datë 31 tetor ndërsa Neymar rrezikon një dënim me burg deri në dy vite dhe po ashtu edhe një gjobë prej 8.4 milionë paund.

Ndërkaq, kompania braziliane kërkon që Neymar të pezullohet nga bota e futbollit për pesë vite, të dënohet me po pesë vite burg si dhe të paguajë një dëmshpërblim prej 126 milionë paund. Ndërkohë, e gjithë kjo rrëmujë rreth Neymar do të vijë në një periudhë kur 30-vjeçarit do t’i duhet të mendojë për Kupën e Botës e cila starton më datë 21 nëntor. Megjithatë, kështu siç janë akuzat dhe pretendimet, lojtari i PSG rrezikon edhe të luajë në Botëror me Brazilin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency