Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kupa e Botës në stilin e Katarit, sa shumë yje për një “vallëzim” të fundit!

Nga kjo e diel do të nisë eventi më i rëndësishëm në planet, Kupa e Botës. Si asnjëherë më parë do të luhet në dimër, do të luhet në Katar, në një vend ku temperaturat janë tejet të larta, do të luhet në stadiume moderne, të ndërtuar në mënyrë të posaçme për këtë event, do të luhet në orare që nuk jemi mësuar të shohim futboll. Një botëror i veçantë për shumë arsye, por mbi të gjitha Botërori i fundit për shumë nga yjet e futbollit që na kanë bërë të dashurohemi me lojën e tyre në dy dekadat e fundit.

Do të jetë botërori i fundit i Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos, atyre që kanë fituar gjithçka deri më tani, me përjashtim të Kupës së Botës. Në Kupën e Botës pas katër vitesh duket e vështirë që të kemi ndonjë surprizë nga dy lojtarët që në 15 vitet e fundit e kanë fituar 12 herë së bashku Topin e Artë, por një trofe botërori do të bënte diferencën për secilin. Do të jetë botërori i fundit dhe për Modriç që është mes fituesve aktiv të Topit të Artë.

Do të jetë Botërori i atyre që do të kërkojnë të jenë “yjet” e së ardhmes, me Kylian Mbappe e shumë të tjerë që kanë mundësinë më të mirë për të shpalosur vlerat që kanë. Do të jetë dhe Botërori pa Italinë katër herë kampion Bote, apo dhe pa “yjet”, të cilët kanë ngelur jashtë këtij kompeticioni për shkak dëmtimi si: Erling Haland, që nuk u kualifikua me Norvegjinë, apo dhe Mane, Pogba, Reus, Kante, etj apo dhe Ramos, që nuk u grumbullua nga Spanja.

Do të jetë dhe Botërori ku birra me alkool është e ndaluar, por do të jetë dhe botërori i teknologjisë e risive. 32 skuadra, 64 ndeshje, 8 stadiume të ndërtuara nga hiçi janë gati për të pritur eventin më të madh të futbollit, këtë herë nën të nxehtin e Katarit.

Duke nisur e diela në orën 17:00 ndeshja Qatar-Ekuador ngre siparin e një edicioni që pritet të dhurojë shumë spektakël e magji. Të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror keni mundësinë t’i ndiqni në DigitAlb përmes Kanaleve të RTSH 1 (kanali 67) dhe RTSH Sport (kanali 100).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...