Kupa e Francës

Kupa e Francës/ Finalja e parë që do arbitrohet nga një grua, ja kush është ajo

Stephanie Frappart do të jetë gruaja e parë që do të gjykojë finalen e Kupës së Francës. Arbitrja franceze është caktuar të drejtojë ndeshjen Nice-Nantes në Stade de France më 7 maj, njoftohet nga Federata Franceze e Futbollit.

Frappart ishte bërë tashmë gruaja e parë që drejtonte një ndeshje të Ligue 1 në 2019-ën, Superkupën e Evropës të të njëjtit vit dhe më pas në Champions League për meshkuj në fund të vitit 2020.

Ajo u përzgjodh në ditët e fundit dhe është në mesin e gjyqtarëve, që do vendosin drejtësi në Kampionati Evropian për femra, që është planifikuar të zhvillohet në muajin korrik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency