Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Kupa e Gjermanisë/ Hoffenheimi, “kafshatë” e lehtë për Leipzigun

Leipzigu nuk e fali Hoffenheimin në shtëpi dhe pret biletën për në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë. Në ”Red Bull Arena” skuadra e Marco Roses e mposhti 3-1 Hoffenheimin dhe u bashkohet ekipeve të tjera çerekfinaliste. Vetëm 9 minuta lojë i mjaftuan Leipzigut për të zhbllokuar shifrat.

Vendësit morën epërsinë falë një realizimi shumë të bukur të Emil Forsberg nga jashtë zonës. Në të 42′, Konrad Laimer realizoi edhe golin e dytë për vendasit duke e çuar skuadrën me një avantazh komod në dhomat e zhveshjes.

Kasper Dolger rihapi takimin në të 77′ por shpresat e Hoffenheimit u shuan kur Timo Werner shënoi të tretin për Leipzigun në të 84′. Një kualifikim i merituar për Leipzigun që tani e gjen veten në mes tetë skuadrave më të mira të Gjermanisë dhe do të presë shortin për të parë se me cilin kundërshtar do të përballet në çerekfinale.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...