Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Greqisë në Air Albania, FSHF jep miratimin

Në Greqi ka nisur të marrë gjithnjë e më shumë jetë ideja që finalja e Kupës së Greqisë të zhvillohet në Shqipëri në impiantin Air Albania. Sfida mes AEK të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut ishte planifikuar të luhej ditën e sotme, por për shkak të trazirave që pritej të ndodhnin nga tifozeritë e dy skuadrave, policia nuk mori përsipër organizimin.

Në këtë formë, Federata Greke nisi të mendoj për ta zhvilluar këtë sfidë jashtë kufijve me Qipron opsionin e parë. Por, qipriotët refuzuan ta merrnin përsipër organizimin dhe në këtë pikë, grekët kanë marrë miratimin nga Federata Shqiptare që ndeshjen mes AEK-ut dhe PAOK-ut ta zhvillojnë në Tiranë, në stadiumin Air Albania.

Lexo edhe:

Dy opsione të tjera janë edhe Serbia me Rumaninë, por për momentin vetëm nga Shqipëria ka një përgjigje pozitive dhe mbetet për t’u parë tashmë si do të vendosë Federata Greke. Ndeshja mes PAOK dhe AEK është planifikuar të luhet më datë 24 maj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...