Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Kupa e Italisë, Juventus-Inter përballen në finale pas 57 vitesh

MILAN, ITALY - OCTOBER 24: Alessandro Bastoni of FC Internazionale battles for possession with Dejan Kulusevski of Juventus during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 24, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Kupa e Italisë ka mbërritur në stacionin e fundit, me sfidën finale të edicionit 2021-2022.

Në “Olimpico”, në Romë, Juventus dhe Inter vendosen përballë njëra-tjetrës këtë të mërkurë në orën 21:00 për trofeun e parë sezonal, por jo vetëm, pasi në fushë do të zbresin dy skuadra me traditë dhe histori dhe këtë përballje do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

“Derbi Italisë” rikthehet në finalen e kupës pas 57 vitesh, ndërsa kjo do të jetë hera e tretë në histori, që këto dy skuadra do përballen në finale, pas edicioneve 1958-1959 (Juventus – Inter 4-1) dhe 1964-1965 (Juventus – Inter 1-0).

“Zonja e Vjetër” prezantohet në këtë sfidë me statusin e skuadrës kampione dhe ia doli që në këtë sezon të siguronte finalen e tretë radhazi dhe të shtatën në tetë të fundit, ku pesë prej tyre, në fund ka triumfuar. Në krahun tjetër, Inter-i siguroi finalen e parë pas sezonit 2010-2011, me finale e fundit të fituar përballë Palermo-s dhe vjen në këtë duel me shumë “oreks”.

Në “Olimpico”, Juventus do të luajë finalen e 21-të në histori dhe është skuadra rekordmene e këtij kompeticioni, me 14 trofe, ndërsa “Zikaltërit” do luajnë për herë të 11-të, ku do të kërkojnë trofeun e tetë në histori.

Kjo do të jetë përballja numër 259-të në histori, një kapitull i gjatë, por i rëndësishëm në historinë e futbollit italian. Juventus kryeson me 114 fitore, kundrejt 80-të Inter-it, ndërsa 64 takime janë mbyllur në barazim.

Një duel interesant, për vetë faktin se vendos përballë dy skuadra të ndryshme në këtë edicion, pasi për “Zonjën e Vjetër” është treni i fundit për të “shpëtuar” sezonin dhe për të shijuar të paktën një trofe, ndërsa Inter, përpos kupës është ende në garë edhe për titullin kampion në Itali, me kampionatin që është në ethet e fundit, 2 javë nga përfundimi. Duhet të kthehemi në sezonin 2010-2011, për të gjetur edicionin e fundit kur Juventus e mbylli pa trofe në Itali, ndërsa në këtë sezon në tre takimet direkte, dy në kampionat dhe një në Superkupë, Interi ka arritur të triumfojë dy herë, ndërsa sfida e fazës së parë u mbyll në barazim.

Allegri dhe Inzaghi do t’i bëjnë llogaritë e kësaj përballje me disa mungesa, pasi, te Juventus, Chiesa, De Sciglio dhe McKennie nuk janë të gatshëm ndërsa në pikëpyetje janë, Danilo dhe Pellegrini. Në krahun tjetër, Inter i bënë llogaritë pa Bastonin, ndërkohë që në këtë sfidë do të vendosë drejtësi 43-vjeçari, Paolo Valeri.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...