Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Kupa e Italisë/ Spal “godet” Empolin në shtesë dhe kualifikohet në raundin e 1/16-ave

Pas 123 minutave lojë, Spal ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë, ndërsa fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Empolit.

Ndonëse dominimin e pjesës së parë, por jo vetëm të të gjithë ndeshjes e kishin vendasit, fraksioni i parë u mbyll me barazim pa gola.

Do të duhej minuta e 80’ që të shënohej goli i parë, me Cambiaghi që i dhuroi avantazhin Empolit. Megjithatë gëzimi zgjati për vetëm dy minuta, pasi duke përfituar nga një pakujdesi e vendasve, Dickmann i dhuroi avantazhin Spal-it. Koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1 dhe si rrjedhojë ndeshja shkoi në shtesë.

U desh minuta e 120+1’ që gjithçka të vendosej, me Arena i cili i dhuroi golin e fitores ekipit të Spal dhe i siguroi kualifikimin për raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë.

Fitore bindëse ndaj Palermos, Torino siguron raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...