Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Kupa e Italisë, transferta të vështira për Romën dhe Juven!

Kupa Italisë ka mbërritur në fazën e saj çerekfinale. Ndeshjet edhe në këtë raund luhen me një takim, ndaj skuadrat që kërkojnë të avancojnë duhet të bëjnë kujdes.Fiorentina do të presë në Artemio Franchi Romën. Klubi vjollcë arriti të eleminonte Torinon në fazën e 1/8-ave, ndërsa Roma e kishte akoma edhe më të thjeshtë ndaj Virtus Entellas. Gjithsesi tanimë gara bëhet edhe më e ashpër. Fiorentina shpesh ka shfaqur luhatje të vazhdueshme përsa i përket lojës, por edhe rezultateve, teksa problematikë po shfaqet mbrojtja që në dy takimet e fundit me Sampdorian dhe Chievon ka pësuar 6 gola. Situatë disi me komode në kampin e verdhekuqve, të cilët po përjetojnë një moment pozitiv edhe kundër Atalantës në kampionat edhe pse kryesonin ndeshjen 3-1, në fund u larguan me një pikë që ndoshta për mënyrën sesi rodhën ngjarjet edhe mund të ishin mposhtur.

Kjo është hera e tretë që Fiorentina dhe Roma do të sfidojnë njëra-tjetrën në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, dy precedentët e mëparshëm janë në 2013-ën ku kualifikoheshin verdhekuqtë  dhe 2015-ën avanconte më tej Fiorentina. Pak a shumë forma e ekipeve është deri diku e njëjtë  dhe në fakt përballjet mes tyre shpesh kanë prodhuar shumë rivalitet, ndaj edhe këtë herë pritet e njëjta panoramë.

Juventus që është kampionia në fuqi e ediconit të fundit të Kupës së Italisë, por që njëkohësisht eshtë edhe ekipi që e ka fituar më se shumti këtë trofe plot 13 herë do të udhëtojë në transfertën e Atalantës, kundërshtar ndaj të cilit shpesh e ka patur tepër të vështirë. Në fakt vitin e kaluar po në Kupën e Italisë por në gjysmëfinale bardhezinjtë me shumë vështirsi mundën të kualifikoheshin pas sukseseve minimale 1-0 në të dy ndeshjet. Ekipi i Allegrit pavarësisht kualiteteve të shumta që ka, mungesat e disa prej titullarve janë një problem i madh, e për më tepër ndaj një Atalante që ndaj të mëdhenjëve shfaqet një skuadër agresive. Vetëm 2 fitore ka mundur të sigurojë Juventus në 5 transfertat e fundit ndaj bergmaskëve dhe 3 janë barazimet. Sidoqoftë pavarësisht të gjithave bardhezinjtë vinë si favoritë, por në kushtet ku ata ndodhen surprizat nuk mund të përjashtohen.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...