Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Kombeve të Afrikës, Kameruni fiton finalen për vendin e tretë

Kameruni triumfoi ndaj Burkina Fasos në finalen për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës pas goditjeve të 11-metërshave (5-3). Fakt, “Luanët e Pamposhtur” fillimisht rikuperuan një diferencë prej tre golash brenda 16 minutave lojë para se të mbyllej koha e rregullt. Gjatë pjesës së parë Yago realizoi të parin për Burkina Fason, ndërsa Onana shtoi edhe një tjetër duke devijuar në portën e tij. Rezultati shkoi në 3-0 në minutën e 49-të falë golit të Ouattaras, por Kameruni ktheu ndeshjen me finalizimet e Bahoken dhe Aboubakar, që realizoi dygolësh.

Në ruletën e penalltive, futbollistët e Kamerunit u treguan të gjithë të saktë, ndërsa në radhët e Burkina Fasos gaboi Toure në serinë e tretë, kështu që nuk ishte e nevojshme të ekzekutohej penalltia e pestë për këtë përfaqësuese.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...