Prishtina, Drita dhe Ballkani janë tre skuadrat e radhës që siguruan kualifikimet në çerekfinalet e Kupës së Kosovës. Prishtina vuajti përballë Drenicës, por ia doli të thyente kuqezinjtë pas 120 minutave lojë.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Kreshnik Uka kaloi miqtë në avantazh pas një ore lojë, por bardhekaltrit fituan një penallti në minutën e gjashtë shtesë, të cilën e ktheu në gol Besnik Krasniqi.
Vendasit gjetën edhe golin e kualifikimit me anë të ganezit Sadam Sulley në minutën e 92-të. Drita shpartalloi 0-5 Fushë Kosovën. Arbnor Muja realizoi një dygolësh, teksa suksesi i thellë i “Intelektualëve” u kompletua nga rrjetat e Cuculit, Simonovskit dhe Jasharit.
Ballkani iu fal golit të Albion Rrahmanit për të kaluar pengesën Malisheva. 21-vjeçari dërgoi topin në rrjetë 11 minuta përpara fundit të ndeshjes, duke kualifikuar ekipin nga Suhareka në tetë ekipet më të mira të Kupës.
Ditën e djeshme u kualifikuan në çerekfinale të Kupës Gjilani, KF Ramiz Sadiku, Ulpiana dhe Onix Banje. Nesër do të luhet Ferizaj-Llapi, sfida e fundit e raundit të 1/8-ve .
[quiz-cat id=”288388″]
