Prishtina ka kaluar me sukses ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës ndaj Llapit, me kryeqytetasit të cilët kanë triumfuar me rezultatin 2-1. Golin e parë për bardheblutë e shënoi ish-lojtari i Kukësit, Gledi Mici i cili në minutën e 36 u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë, po me penallti, Drita barazoi shifrat falë një goli të Ramdanit në minutën e 62, megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe gjashtë minuta para fundit të takimit gjetën sërish golin e avantazhit me anë të Krasniqit.
Kështu, Prishtina shkon me një avantazh të lehtë në ndeshjen e kthimit e cila luhet më datë 14 prill ndërsa do të kërkojë të sigurojë biletën e finales. Sakaq, më të lehtë ia ka bërë punën vetes, Drita e cila triumfoi në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj skuadrës së Ramiz Sadikut.
Vendasit i realizuan të tre golat në 45-minutat e para të sfidës, teksa ulën ritmin në të dytën, megjithatë duken të sigurt për kualifikimin në finale edhe pse duhet të luajnë ndeshjen e kthimit pas gjashtë ditësh.
