Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë në Futsall, tetë ekipe në garë për trofeun

Pas një pushimi të gjatë, rikthehet sërish Kupa e Shqipërisë në Futsall, një kompeticion i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Vllaznia, Flamurtari, Tirana, Olimpik 1 Maji, Diamant, Eagles Land, Forcat e Armatosura dhe Olimpik Tirana, janë në garë për të fituar Kupën e Shqipërisë në Futsall, që është edhe trofeu i dytë më i rëndësishëm pas kampionatit.

Të gjitha ndeshjet çerekfinale do të luhen me vetëm një takim dhe në një fushë asnjanëse (Kompleksi Goga), teksa janë përcaktuar tashmë edhe çiftet e kësaj faze nga shorti i hedhur nga Departamenti i Futbollit Amator. Të gjitha takimet do të zhvillohen të gjitha të dielën e 23 janarit, në ora 12:00 dhe 14:00.

Vllaznia-Flamurtari, ora 12:00

Tirana-Olimpik 1 Maji, ora 12:00

Eagles Land-Diamant, ora 14:00

Forcat e Armatosura-Olimpik Tirana, ora 14:00

Sakaq, më 26 janar do të luhen edhe ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Futsall, teksa sipas shortit të përcaktuar, çiftet do të jenë si më poshtë.

Vllaznia-Flamurtari/ Tirana-Olimpik 1 Maji, ora 18:00

Eagles Land-Diamant/ Forcat e Armatosura-Olimpik Tirana, ora 18:00

Më 29 janar do të luhet edhe takimi final i këtij kompeticioni, ku do të shpallet edhe kampioni i këtij edicioni i Kupës së Shqipërisë në Futsall. Finalja e madhe do të zhvillohet në kompleksin Goga, ora 20:00.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...