Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Shqipërisë në Futsallë, Partizani-Flamurtari finalja e madhe

Partizani-Flamurtari është finalja e Kupës së Shqipërisë në Futsallë për sezonin 2023-2024. Mbrëmjen e së martës u luajtën dy sfidat gjysmëfinale që ishin përcaktuar nga shorti: Vllaznia-Partizani dhe Flamurtari-Tirana, në sallën e kompleksit Goga.

Dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit ishte një ndeshje mjaft e fortë, që përfundoi 8-9 në favor të të kuqve. Me “Demat” që siguruan kalimin në finalen e madhe. Ndeshja nisi më mirë për kuqeblutë që gjetën rrugën e rrjetës të parët.

Lexo edhe:

Megjithatë, me kalimin e minutave Partizani reagoi dhe pjesa e parë përfundoi 3-4. Fraksioni i dytë nisi sërish më mirë për të kuqtë, të cilët në fund triumfuan me rezultatin 8-9.

Edhe gjysmëfinalja tjetër mes Flamurtarit dhe Tiranës ishte emocionuese, duke dhuruar gola dhe spektakël. Në fund triumfoi skuadra vlonjate me rezultatin 4-3. Kuqezinjtë i shkaktuan humbjen e parë sezonale bardhebluve nga kryeqyteti.

Finalja e Kupës së Shqipërisë në Futsallë, do të luhet ditën e diel (18 shkurt), në sallën e kompleksit Goga, duke nisur nga ora 20:00.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Partizani 8-9
Flamurtari-Tirana 4-3

Finalja
Partizani-Flamurtari

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...