Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet e para, nuk ka surpriza

Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet
Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet

Kupa e Shqipërisë njeh dy gjysmëfinalistet e para. Teuta dhe Tirana ia dalin të kualifikohen, duke nxjerrë jashtë përkatësisht Kukësin dhe Kastriotin.

“Djemtë e detit” triumfuan me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë në Durrës dhe në “Kukës Arena” avancuan më tej, edhe pse humbën me rezultatin minimal 2-1.

Vendasit u përpoqën të përmbysin rezultatin, por shpresat u shuan në minutën e 29’, kur Ildi Gruda i dha avantazhin Teutës. Ky gol komplikoi edhe më shumë garën për vendasit, pasi çoi në 0-3 rezultatin e përgjithshëm…

Kukësi gjeti golin e dytë me Atdhe Rashitin, por në të 77-ën Shqiprim Taipi la vendasit me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në të 85-ën ishte Gjelbrim Taipi që shënoi golin e dytë për Kukësin, duke rihapur shpresat për të çuar ndeshjen në shtesë. Megjithatë koha nuk mjaftoi për një gol tjetër dhe durrsakët u kualifikuan më tej.

LEXO EDHE:

Nga ana tjetër, Tirana kishte vulosur gjithçka në ndeshjen e parë, kur mposhti Kastriotin 4-0 dhe përballja e sotme ishte një formalitet. Ashtu si ndaj Laçit në fundjavë, edhe sot bardheblutë shënuan dy gola të shpejtë me Florent Hasanin dhe Najdovskin.

Më pas krutanët mbetën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Arapit në të 43-tën. Megjithatë djemtë e Emiliano Çelës nuk u dorëzuan, pasi në të 78-ën rihapën ndeshjen falë një autogoli të Isenit. Më pas në të 83-tën rikthyen baraspeshën me Spartak Ajazin, duke marrë një barazim morali.

Dy sfidat e tjera çerekfinale do të luhen të mërkurën. Kështu Laçi do të presë Egnatian dhe Partizanin do të sfidojë Vllazninë, për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...