Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë/ Nuk ka surpriza, mësohen 6 çerekfinalistët e parë

Janë mësuar gjashtë skuadrat e para të raundit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Tirana fitoi 1-0 ndaj Lushnjes me golin e Regi Lushkjes, i pari për të me bardheblutë, dhe kaloi në raundin pasardhës me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Partizani shënoi sërish tre gola ndaj Korabit. “Demat” fituan 3-0 falë golave të Eljon Sotës, brazilianit Da Silva dhe Engjëll Hotit, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-1.

Kukësi e mbylli në barazim pa gola takimin e parë ndaj Apolonisë, ndërkohë që sot fitoi 5-0. Ergys Peposhi shënoi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhën golat e Fluturim Domit (2x), Gabriel Barbosas dhe Jakup Berishës.

Laçi mposhti 2-1 Tomorin. Golat u realizuan nga Santino Biba dhe Olsi Myrta. Bardhezinjtë kishin fituar 3-1 edhe sfidën e parë. Egnatia-Skënderbeu përfundoi në barazim 1-1.

Autogoli i Michael Agbekpornu i dhuroi avantazhin skuadrës korçare, por vendasit barazuan në pjesën e dytë falë golit Fernando Medeiros. Në fund festoi Egnatia pas fitores 0-1 në transfertë.

Kastrioti-Dinamo nuk prodhoi gola. Ekipi krutan u kualifikua në raundin çerekfinal pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Nesër luhen takimet Vllaznia-Bylis (2-0) dhe Teuta-Erzeni (1-1).

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...