Kupa e Shqiperise

Kupa e Shqipërisë për festa, Partizani luan më 30 Nëntor

Kupa e Shqipërisë do të zbresë në fushë për festën e Çlirimit. Shtatë nga tetë çiftet e kualifikuara deri në këtë fazë të turneut do të luajnë më 29 Nëntor.

Mes tyre është edhe Skënderbeu, që këtë të mërkurë do të luajë në Lezhë përballë Besëlidhjes. Në këtë mënyrë korçarët do të kenë vetëm 48 orë kohë të rikuperojnë forcat pas duelit direkt me Partizanin.

Zgjedhja duket se është bërë për efekt të kalendarit, edhe sepse te Skënderbeu kërkojnë të kenë më tepër kohë në dispozicion për të përgatitur supersfidën e radhës në kampionat përballë Kukësit, por edhe për ndeshjen e fundit në grupet e Europa League, ku i pret trasferta me Young Boys.

Një duel mjaft interesant në Grupin A është ai i orës 18:00 ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë, me dy skuadrat që vendosen përballë pas finales së mbijetesës së sezonit të kaluar, ku shkodranët arritën të qëndronin mes më të mirëve.

Në Grupin B spikat fakti se Partizani do të ketë pak orë më tepër në dispozicion për t’u çlodhur pas ndeshjes me Skënderbeun, me të kuqtë që ndeshjen e Kupës me Pogradecin do ta luajnë ditën e enjte.

 

 

KUPA E SHQIPËRISË    TURI 1/8

 

GRUPI A

29 NËNTOR     

ERZENI            14:00  KUKËSI

BESËLIDHJA  14:00  SKËNDERBEU

TIRANA             18:00 VLLAZNIA

KAMZA              14:00 TEUTA

 

 

GRUPI B

30 NËNTOR     

POGRADECI  14:00   PARTIZANI

29 NËNTOR     BYLIS   

14:00   LUFTËTARI

LUSHNJA       14:00   LAÇI

TURBINA       14:00   FLAMURTARI

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency