Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kupa e Shqipërisë për vajza, katër skuadra në garë për trofeun

Kupa e Shqipërisë për vajza, do të zhvillojë këtë fundjavë ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni futbollistik, që ashtu sikurse çdo sezon tjetër ka prodhuar shumë emocione në futbollin e vajzave, që ka rritur edhe më shumë cilësinë dhe konkurrencën mes ekipeve.

Të dyja takimet e këtij edicioni do të zhvillohen ditën e diel, teksa katër ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni janë Vllaznia, Partizani, Tirana e Apolonia. Sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, finalistët e këtij edicioni do të përcaktohen me ndeshje me sistem vajtje-ardhje, teksa takimet e para do të luhen këtë të diel, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 12 shkurt.

Partizani-Vllaznia dhe Apolonia-Tirana janë dy takimet gjysmëfinale të këtij edicioni të 14-të të Kupës së Shqipërisë. Të kuqet do të presin në shtëpinë e tyre të re, në kompleksin “Partizani”, ekipin e Vllaznisë, teksa takimi është planifikuar të nisë në ora 12:00.

Kryeqytetaset kanë treguar cilësi e rritje të skuadrës në këtë edicion futbollistik, ndërsa Vllaznia vjen si kampione në fuqi e Kupës së Shqipërisë dhe do të kërkojë vetëm fitoren në këtë takim të parë.

Ndërkaq, sfida tjetër gjysmëfinale është ajo mes Apolonisë dhe Tiranës, një ndeshje mjaft interesante, që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier në ora 13:00.

Pritet që kjo ndeshje të jetë mjaft e fortë dhe tepër e luftuar, me kryeqytetaset të cilat kanë treguar superioritet gjatë këtij edicioni futbollistik, ndërsa Apolonia ka eksperiencën e mjaftueshme për të luajtur në gjysmëfinalen e një kompeticioni të tillë.

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza
5 shkurt 2023

Partizani-Vllaznia, ora 12:00, kompleksi “Partizani”
Apolonia-Tirana, ora 13:00, stadiumi “Loni Papuçiu”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...