Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë rikthehet në mesjavë, ja çiftet e fazës së 1/8-ave

Kupa e Shqipërisë
Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë 2022-2023 do të rikthehet këtë javë me ndeshjet e para të vlefshme për turin e 1/8-ave. Të martën do të luhen pesë ndeshjet e para, ku në fushë do të zbresin disa çifte interesante, ku përballë do të vihen edhe shumë skuadra të kategorisë “Abissnet Superiore”.

Lushnja-Tirana, Korabi-Partizani, Bylis-Vllaznia, Dinamo-Kastrioti dhe Tomori-Laçi do të përballen fillimist më duelet që startojnë të gjitha në orën 13:00 të martën, ndërsa të mërkurën do të luhen sfidat Apolonia-Kukësi, Erzeni-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia, që nisin po në ora 13:00.

Sakaq, ndeshjet e kthimit të këtij turi do të luhen më datën 2 shkurt. Sipas kalendarit të përcaktuar tashmë ndeshjet e para të turit të 1/4-at do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15 mars.

Ndeshjet e turit gjysmëfinal do të luhen në datat 26 prill dhe 10 maj, kurse finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion do të luhet më datën 1 qershor.

Më poshtë, edhe çiftet e turit të 1/8-ave me oraret dhe vendet ku do të luhen ndeshjet:

Kupa e Shqipërisë

Turi i 1/8-ave

Ndeshja                               Data               Ora                   Vendi

Lushnja-Tirana                  17.01.2023         13:00                    Lushnje

Korabi-Partizani                17.01.2023         13:00                    Peshkopi

Bylis-Vllaznia                     17.01.2023         13:00                    Ballsh

Dinamo-Kastrioti              17.01.2023         13:00                    Tirane

Tomori-Laçi                       17.01.2023         13:00                    Berat

Apolonia-Kukësi               18.01.2023         13:00                    Fier

Erzeni-Teuta                      18.01.2023         13:00                    Durrës

Skënderbeu-Egnatia        18.01.2023         13:00                    Korçë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...