Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë/ Sfida e parë vendimtare, Apolonia eliminon Besëlidhjen

Apolonia është ekip i radhës që siguron kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë. Fierakët barazuan 1-1 takimin shtëpiak ndaj Besëlidhjes, por kaluan më tej falë suksesit 1-3 në Lezhë.

Skuadra mike mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të shpejtë të Eduard Shehut, por Apolonia barazoi shifrat 12 minuta përpara fundit të takimit nëpërmjet nigerianit Ndubuisi Francis Eneh. Në fund festoi ekipi fierak, që në turin pasardhës do të përballet me fituesin e çiftit Labëria-Kukësi.

Sa i përket kampionatit në Kategorinë e Parë, Apoloninë e pret një përballje shumë e fortë në fundjavë përballë Dinamos kryesuese, sfidë që do të zhvillohet në fundjavë në “Loni Papuçiu”.

Kupa e Shqipërisë
Ndeshja e dytë, raundi i 1/16-ve

Apolonia-Besëlidhja 1-1 (3-1)
(Eneh 78′ / Shehu 9′)

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...