Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Shqipërisë/ Tirana “hipotekon” kualifikimin, Egnatia dhe Laçi mbyllet në paqe

Tirana ka hedhur një hap të rëndësishëm për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kampionët mundën me përmbysje Kastriotin në Kamzë në shifrat 1-4. Krutanët rezistuan vetëm 45 minutat e para, duke e mbajtur portën e paprekur, ndërsa në pjesën e dytë që në 5 minutat e para Patrick shënoi dy herë duke i bërë gjërat e thjeshta për ekipin kryeqytetas.

Santiago Selmani ngushtoi diferencat në të 57-ën, por më pas Berisha dhe Nikqi shënuan dhe dy gola të tjerë për të kristalizuar rezultatin përfundimtar, që e kthen ndeshjen e kthimit në një formalitet për Tiranën që do i duhet vetëm të menaxhojë këtë sukses në takimin e pas dy javëve.

Lexo edhe:

Në barazim pa gola u ndanë Egnatia dhe Laçi që në Rrogozhinë prodhuan një 90 minutësh me raste, por pa fitues. Laçi rrezikoi që në fillimin e ndeshjes me Zikon, por atanda largoi topin me kokë shumë pranë vijës fatale. E njëjta situatë u përsërit dhe në të 23-ën, këtë herë Mazrekaj provoi nga distanca por ishte sërish Atanda që me kokë bëri heroin, duke mbajtur portën e paprkekur.

Egnatia ngacmoi në fillimin e pjesës së dytë me Xhekson, por Selmani bëri një pritje të bukur. Në vijimin e lojës të dyja ekipet u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar për t’u ndëshkuar për t’i lënë llogaritë e kualifikimit në ndeshjen e kthimit që do të luhet në mesin e muajit mars në stadiumin e Laçit.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...