Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia për të shpëtuar sezonin dhe të ardhmen, Laçi synon një triumf prestigji

Flasin statistikat, derbi i kryeqytetit pritet i hapur dhe me shumë gola
Flasin statistikat, derbi i kryeqytetit pritet i hapur dhe me shumë gola

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, e planifikuar për të mërkurën në orën 19:00 do të japë verdiktet e fundit të mbetura dhe do të ulë siparin e sezonit 2021-2022 në futbollin shqiptar.

Në “Air Albania” luhet jo vetëm për trofeun e Kupës së Shqipërisë, por edhe për të përcaktuar skuadrën e fundit që do të marrë një biletë për në eliminatoret e kupave europiane, me Vllazninë që ka vetë fatin e saj në dorë dhe Kukësin që pret rezultatin si spektator i interesuar.

Shkodranët e nisën sezonin me pretendime të mëdha, megjithatë rrugës bënë shumë gabime dhe tani e shohin veten duke luajtur një finale mjaft të rëndësishme, që do të përcaktojë jo pak edhe pretendimet e sezonit të ardhshëm.

Alban Xhaferri bleu aksionet e klubit bashkë me borxhet që ishin akumuluar ndër vite dhe ka shpenzuar jo pak gjatë këtij sezoni, aq sa shpesh ka pasur vështirësi edhe në kryerjen e pagesave, gjë që e ka pranuar edhe publikisht.

Pikërisht për këtë arsye, Europa shihet si një “varkë shpëtimi” në Shkodër, pasi jo vetëm do të sillte një trofe në qytet, por do të siguronte edhe të ardhura të konsiderueshme, minimalisht disa qindra milionë lekë, në varësi të ecurisë në eliminatore.

Në këtë mënyrë edhe për drejtuesit e klubit do të ishte më e lehtë të planifikonin ndërtimin e një skuadre pretendente edhe për sezonin e ardhshëm, megjithatë më parë ekipi aktual duhet të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Nga ana tjetër Laçi vjen më i relaksuar, pasi ka siguruar prej javësh jo vetëm pjesëmarrjen në Europë, por edhe vendin e dytë, një arritje historike për kurbinasit, që tani e shohin Kupën vetëm si një trofe prestigji për ta shtuar në palmaresin e tyre.

Përballja Vllaznia-Laçi bëhet interesante edhe për faktin që është parë shpesh si një mini-derbi i veriut, që ka dhuruar emocione të forta vazhdimisht, por mbi të gjitha, se të dy skuadrat drejtohen nga dy emra të mëdhenj të trajningut në Shqipëri, Mirel Josa dhe Shpëtim Duro.

Akoma më intrigues është fakti që Josa ishte në pankinën e kurbinasve deri në muajin mars, për t’i lënë vendin Duros, ndërsa prej dy javësh ka marrë drejtimin e Vllaznisë dhe do të provojë t’i japë trofe pikërisht përballë të shkuarës.

A do t’ia dalë Vllaznia të mbajë në Shkodër trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe të shpëtojë sezonin e të ardhmen, apo do të festojnë kurbinasit Dilemat do të marrin fund mbrëmjen e të martës në “Air Albania” dhe të gjithë ata që nuk do të mund të shkojnë në stadium, mund ta ndjekin sfidën në ekranin e SuperSport 3, duke nisur nga ora 19:00.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...