Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Kupa nuk e shpëton Juventusin”, Sarri: Bardhezinjtë duhet t’i besojnë këtij personi!

Maurizio Sarri është në kërkim të aventurës së radhës pasi mbylli atë me Lazion. Mirëpo, kjo nuk e pengon trajnerin 65-vjeçar që të japë një mendim rreth sezonit të ish-skuadrës së tij, Juventus. Sarri u shpreh se triumfi në Kupën e Italisë nuk e shpëton sezonin e Juventusit ndërsa i sugjeroi bardhezinjve që t’i besojnë drejtorit Christian Giuntoli.

“Nëse moto e Juventusit është ajo që fitorja është e vetmja që vlen, atëherë mendoj se Kupa e Italisë nuk është e mjaftueshme për të shpëtuar sezonin e tyre. Allegri? Është pak e vështirë të gjykosh nga larg, duhet të jesh aty prezent për të thënë nëse gaboi apo jo.

Lexo edhe:

Giuntoli? Mendoj se ai do të ndërtojë një skuadër të denjë për titullin, është njeriu i duhur për këtë. Është i zoti, ka vendosmëri si dhe ka intuitën e duhur. Giuntoli është një person që do ta kem përgjithmonë në zemër”, u shpreh Sarri.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...