Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Tirana-Vllaznia, Kupa rikthen “klasiken” e futbollit shqiptar

Kupa e Shqipërisë kthen futbollin e madh, me duelin ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë, që për të parin vit në histori i mungoi kampionatit elitar. “Klasikja” ndërmjet dy prej emrave më të mëdhenj në vend është padyshim sfida më interesante e turit të 1/8-ave, ku në lojë janë jo vetëm objektivat sezonalë të skuadrave, por edhe krenaria.Prej fillimit të sezonit te Tirana ambiciet janë të qarta, rikthimi i menjëhershëm në Superiore dhe fitimi i Kupës, si rruga e vetme për të luajtur sërish në Europë. Një mënyrë për ta mbyllur edicionin me trofe dhe mbi të gjitha që të sigurohen të ardhura për arkat e klubit, por edhe të promovohen lojtarët me synimin e të tjera shitjeve të rëndësishme pas atyre të Mervejl e Akuah.

Përballja me Vllazninë ka qenë gjithmonë e veçantë për bardheblutë. Megjithatë “hakmarrja” për finalen e luajtur gjatë kampionatit të kaluar, ku në Loro Boriçi shkodranët siguruan mbijetesën, shihet si një tjetër arsye që Tirana të kërkojë triumfin.Rrotacioni që Ze Maria përdori në kampionat gjatë fundjavës së kaluar është tregues se gjatë gjithë këtyre ditëve përqendrimi ka qenë të sfida e Kupës. Në anën tjetër Vllaznia paraqitet më e qetë, pas dy fitoreve radhazi në kampionat.

Ecuria pozitive e skuadrës së Gjokës në kampionat i shërben mbi të gjitha kësaj ndeshje, me kuqeblutë që do të luajnë për të ecur sa më larg dhe të largojnë nga rruga një rival direkt. Një “Klasike” e vërtetë për skuadrat dhe tifozët, ata që janë më të ndjeshmit në duele të këtyre përmasave. Takimi është këtë të mërkurë, ora 18:00 në Selman Stërmasi dhe do të transmetohet live në Supersport. Spektakli, i garantuar!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...