Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Kupa, zanafilla e rivalitetit mes Kukësit dhe Laçit

 

Rivaliteti midis Laçit dhe Kukësit ka lindur pikërisht në Kupë, në gjysmëfinalen e sezonit 2012-2013. Sfida e parë e luajtur në “Zeqir Ymeri” mbyllej në barazim pa gola, me Laçin që siguroi finalen falë fitores 2-1 në sfidën e kthimit më 17 prill 2013.

Në një ambient të ngarkuar me ekipet që kërkonin me ngulm të shkonin në finale bardhezinjtë arritën të triumfonin me një gol të mbrojtësit Emiliano Çela, për të fituar më pas edhe trofeun në finale me Bylisin. Për ironi të fatit, datat përkojnë sërish, por kësaj radhe sfida e parë luhet në fushën kurbinase, me kampionët që do të shfrytëzojnë faktorin fushë në kthim.

Përveç dueleve të kampionatit, që tashmë shihen si një derbi që nga gjysmëfinalet e Prillit të 2013-ës, dy ekipet kanë diskutuar me njëri-tjetrin edhe finalen e Kupës së Shqipërisë, madje plot dy herë. Më 29 Majin e 2015-ës Laçi, nën drejtimin e ish-trajnerit të Kukësit, Armando Cungu, triumfoi në “Qemal Stafa” 2-1, për të ngritur lart trofeun e dytë në histori, ndërsa një vit më vonë skuadrat lanë takim në të njëjtin stadium për finalen e radhës.

Në fund fati i buzëqeshi Kukësit, që me penallti mori trofeun e parë në historinë e klubit verilindor. Këtë edicion ekipet po ecin përkrah njëri-tjetrit në kampionat me objektiv vendin i dytë, teksa Kupa është një mundësi revanshi, por edhe goditjeje psikologjike në spritnin final. Për më tepër që luhet një ndeshje e konsideruar derbi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...