Kombëtare

Kuqezinjtë grumbullohen në Barcelonë, kryejnë stërvitjen e parë nën urdhrat e Rejës

Kombëtarja Shqiptare ka nisur nga Barcelona rrugëtimin e eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, teksa pikërisht në kryeqendrën e Katalunjës është vendosur të bëhet edhe grumbullimi në prag të sfidës së parë ndaj Andorrës më 25 mars.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme në Barcelonë kanë mbërritur thuajse të gjithë futbollistët e thirrur nga Edi Reja, teksa pritet t’i bashkohen grupit mbrëmjen e sotme vetëm Etrit Berisha dhe Florian Kamberi.

Ndërkohë sot në orën 17:00 kuqezinjtë kanë zbritur në fushën e kompleksit stërvitor të Espanyolit, “Daniel Jarque” për të kryer seancën e parë, teksa trajneri Reja e ka ndarë skuadrën në dy grupe.

Në njërin prej tyre bënin pjesë emra si Hysaj, Cikalleshi, Manaj, Broja, Hoxhallari, Ramadani e Gjimshiti, të cilët luajtën me skuadrat përkatëse dje dhe sot u ngarkuan të bëjnë ushtrime shkrydhëse e vrapime të lehta rreth fushës.

Në grupin tjetër seanca u krye e plotë dhe lojtarët nisën punën me topin, nën vëzhgimin e trajnerit Reja, i cili po monitoron nga afër formën e gjithsecilit, për të ideuar edhe formacionin me të cilin do të përballet me Andorrën.

Kuqezinjtë do të qëndrojnë në Katalunjë deri ditën e mërkurë, teksa më pas do të nisen drejt Andorrës për të kryer edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes që është planifikuar për të enjten në orën 20:45.

Zgjedhja e drejtuesve për t’u grumbulluar në Barcelonë lidhet jo vetëm me kushtet e mira klimaterike e stërvitore që ofron kryeqendra e Katalunjës, por edhe me distancën e afërt të qytetit me Andorrën.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency