Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kuqezinjtë në fushë dhe në stol në javën e parë të Serisë A

Serie A pritet të flasë kuqezi këtë edicion, edhe pse në javën e parë jo gjithcka shkoi mirë. Vetëm 3 futbollistë të Kombëtares Shqiptare kanë zbritur në fushë gjatë fundjavës. Ashtu sic pritej Hysaj e nisi titullar me Napolin, duke u ndëshkuar me karton të kuq, edhe pse ky vendim i gjyqtarit është kontestuar nga klubi. Mbrojtësi shkodran është tashmë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Maurizio Sarrit. Ashtu si Hysaj të padiskutueshëm në formacion janë dy gardianët kuqezi, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha. Ndoshta ky edicion i serisë A do të jetë i vecantë edhe në këtë aspekt, ku dy portierë të përfaqësueses sonë të jenë pjesë e rëndësishme në skuadrat e tyre.

Berisha ishte i pafat në golin e shënuar nga Kolarov, që ashtu si në Elbasan Arena ndëshkoi sërish portierin nga Prishtina. Ndërkohë Strakosha është treguar i gatshëm të ndihmojë Lazion në dy apo tre momente gjatë duelit me SPAL. Aktivizimi i dy portierëve mund të sjellë dhimbje koke për trajnerin e kombëtares, Christian Pannuci, që duhet të zgjedhë njërin prej tyre si titullar në sfidat e ardhshme. Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti qëndruan në stol gjatë fundjavës, pasi ende nuk janë ambientuar me skuadrat e reja. Me kartonin e kuq të marë nga Cecherini shtohen gjasat që Ajeti të jetë titullar në javën e ardhshme për Crotonen, që beson tek mbrojtësi kuqezi. Pavarësisht se qëndroi në stol, Gjimshiti shihet si një alternativë e cmuar për Beneventon, pasi mund të luajë në qendër të mbrojtes por edhe në të djathtë.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...