Kombëtare

Kuqezinjtë nisin misionin “Izrael”, vetëm tre pikët na mbajnë në lojë!

Shqipëria nis fluturimin me misionin për një fitore të madhe. Këtë mëngjes kuqezinjtë lanë Tiranën nga Rinasi për të nisur fluturimin drejt Izraelit, aty ku këtë të shtunë në Bloomfield të Tel Avivit, do të luajnë ndeshjen vendimtare për fatet e kuqezinjve në grupin B2 të Nations League, e cila do të transmetohet drejtperdrejt në Supersport.

Stafi i Kombëtares bashkë me lojtarët kanë kryer procedurat rutinë të largimit dhe kanë nisur udhëtimin me bindjen se mund t’ja dalin të marrin një fitore e cila mban gjallë shpresat e Shqipërisë për të marrë kreun e grupit, duke i dhënë vlerë në ketë mënyrë edhe përballjes që pason me Islandën.

Trajneri Edi Reja, që programon ndryshime në modulin e lojës, nisur dhe nga mungesat, do të japë konferencën tradicionale të vigjiljes këtë pasdite në Izrael në orën 17.00 me atë shqiptare, teksa kombëtarja në orën 17.30 do të kryejë edhe seancën e fundit stërvitore para përballjes së kësaj të shtune në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency