Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kuqezinjtë protagonist në Serie A, dy lojtarë të kombëtares në formacionin më të mirë

Etrit Berisha është rikthyer të bëjë protagonistin me Torinon në Serie A, teksa në ndeshjen e fundjavës ai që e pësoi ishte Lorenzo Insigne. Sulmuesi i të kaltërvëe mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, mirëpo u ndal nga portieri i kombëtares shqiptare i cili kuptoi krahun dhe mbajti të paprekur rrjetën e tij.

Në fund, Torino dhe Berisha ishin të pafat pasi u mposhtën pas një realizimi të Fabian Ruiz i cili shënoi golin me vlerën e tre pikëve për Napolin. Megjithatë, vlerësimet për Berishën ishin tejet pozitive ndërsa portieri i kombëtares është bërë pjesë edhe e formacionit të javës.

Mirëpo, nuk është vetëm Berisha që përfaqëson Shqipërinë në formacionin e më të mirëve në Itali, teksa edhe Berat Gjimshiti ishte protagonist te Atalanta. Mbrojtësi ia doli të gjente rrugën e rrjetës në sfidën e fituar 1-3 ndaj Spezias ndërsa konfirmohet si një nga lojtarët kryesorë të Atalantës. Në këtë formacion, dyshja shqiptare rreshtohet përkrah emrave si Tonali, Lautaro Martinez e Leao.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...