Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kuqezinjtë stërviten, Sadiku ende jo

Armando Sadiku mbetet pikëpyetja më e madhe e Kombëtares shqiptare, përpara sfidës së 2 Shtatorit me Lihtenshtejnin në “Elbasan Arena”. Sulmuesi mungoi edhe në seancën stërvitore të pasdites së kësaj të enjteje, me stafin mjekësor që vazhdon të shfaqet i kujdesshëm, që 26-vjeçari ta marrë veten plotësisht nga problemet shëndetësore.

Sadiku është në garë me kohën, jo vetëm për tu përmirësuar, por mbi të gjitha për të treguar se është në formë optimale për të luajtur ndaj ekipit që mbyll reditjen në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018. E premtja do të jetë dita vendimtare për kuqeziun, që në konferencën për shtyp ishte i qetë dhe si gjithmonë nuk i kurseu batutat, ndërsa shfaqi besim se do të rikuperohet në kohë.

Nga gjendja e bomberit, do të varet shumë përsa i takon edhe rreshtimit të Kombëtares në fushë. Përpara stërvitjes Panuçi foli me lojtarët dhe gjestet e tij ishin të qarta: trajneri u përqendrua te aspekti psikologjik dhe kërkoi përqendrim maksimal nga skuadra për ndeshjen ndaj një rivali modest, por që vlen shumë për Kombëtaren shqiptare. Stafi kuqezi u përqendrua në punën taktike, për të përcaktuar formacionin titullar.

Vëmendje të veçantë i është kushtuar fazës ofensive, pasi synohet që ndeshja ndaj Lihtenshtejnit të zhbllokohet sa më shpejt. Tre pikë për të konsoliduar vendin e tretë në grup, që do të shërbejnë si motivim ekstra për duelin e 5 Shtatorit ndaj Maqedonisë në Strumicë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...