Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sfida me Turqinë, Kuqezinjve nuk u mungon mbështetja e shqiptarëve të Kosovës

Fakti që Kosova ka një përfaqësuese të vetën tashmë, nuk e ka zbehur aspak interesin e shqiptarëve të Kosovës, për të ndjekur Kombëtaren Kuqezi, jo vetëm nëpërmjet ekranit, por edhe kudo ku luan.

Kështu sot në Shkodër, Supersport foli me disa tifozë që kanë udhëtuar nga Mitrovica, por edhe nga Suedia, enkas për të mbështetur Kombëtaren Kuqezi të Panuccit, në sfidën hapëse të edicionit eliminator Euro 2020, përballë Turqisë.

“Jemi këtu enkas për këtë sfidë. Jemi nisur rreth orës 8:00 të mëngjesit dhe kemi mbërritur para pak minutash në Shkodër. Ka edhe shumë tifozë të tjerë që po vijnë nga Mitrovica, por edhe qytete të tjera të Kosovës. Besoj që stadiumi do të jetë plot dhe atmosfera shumë elektrizante. Shpresojmë që të marrim fitore sot”, tha njëri prej tifozëve.

“Shpresoj që të marrim 3 pikët. Besoj se do fitojmë 3-1. Unë dhe shoku im, kemi ardhur nga Suedia. Jemi pjesë e grupit “Tifozat kuqezi” dhe e kemi ndjekur gjithmonë Kombëtaren Shqiptare. Le të shënojë kush të mundet, ne vetëm shpresojmë të marrim 3 pikët”, tha një tjetër tifoz.

“Jemi nga Istogu dhe gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë, në çdo ndeshje që luhet në Shqipëri. Besojmë dhe shpresojmë që do të marrim fitore sot, megjithatë ne jemi në mbështetje të futbollistëve të Kombëtares, pavarësisht rezultatit”, tha një tjetër tifoz nga Istogu.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...