Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Kur iku Conte lojtarët u çliruan”, ish-futbollisti i Juventus: U kap edhe me Buffon, ishim të “shtrydhur”

Juventus' coach Antonio Conte (L) hugs Juventus' forward Sebastian Giovinco during the Italian Serie A football match Juventus vs Chievo Verona at the Juventus Stadium in Turin on February 16, 2014. AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)

Antonio Conte është nga ata trajnerë të cilët punon me “dorë të hekurt”. Disiplina është një nga rregullat kryesore për italianin teksa këtë metodë jo të gjithë lojtarët e preferojnë. Së fundmi, në lidhje me ashpërsinë e Contes sa herë vishte tutat, foli ish-lojtari i Juventus, Sebastian Giovinco.

36-vjeçari shprehet se në momentin që Conte u largua nga bardhezinjtë, lojtarët u liruan dhe nisën të merrnin frymë lirisht. Ish-sulmuesi zbulon edhe se si Conte nuk kursente edhe lider si Gianluigi Buffon, teksa në situata të caktuara ishte edhe kundër kapitenit të torinezëve në atë kohë.

Lexo edhe:

“Conte ishte si një çekiç, i hekurt. Njëherë pa që Buffon po festonte në dhomat e zhveshjes dhe nisi t’i ulëriste sepse kërkonte që skuadra të mos shpërqëndrohej për të arritur objetivin e 100 pikëve. Pasi Conte iku nga Juventus, lojtarët ndiheshin të çliruar dhe mund të merrnin frymë lirisht. Ishim si të rilindur sepse për shumë vite ishim të shtrydhur”, u shpreh Giovinco.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...