Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Rrëfimi i ish-mesfushorit: Kur Murinho u largua nga Chelsea, “yjet” shpërthyen në lot

Ish-mesfushori i Chelsea, Steve Sidwell ka zbuluar së fundmi një histori shumë të veçantë në kohën kur ishte pjesë e londinezëve.

Gjithçka lidhet me trajnerin Jose Murinho. Portugezi ishte në drejtimin e Chelsea nga 3 qershori i vitit 2004 deri më 20 shtator 2007 gjatë periudhës së tij të parë në Londër.

Sidwell zbulon momentin kur skuadra u lajmërua mbi vendimin e klubit për largimin e Murinhos dhe ish-mesfushori tregon se “yjet” e londinezëve në atë periudhë si, Drogba, Terry dhe Lampard nuk i përmbajtën dot lotët për këtë vendim.

Isha duke udhëtuar me makinë kur dëgjova në radio se Mourinho ishte larguar nga skuadra. Në atë moment mendova thjeshtë se çfarë do të ndodhë tani me skuadrën. Kur shkova në qendrën stërvitore, skuadra ishte grumbulluar dhe Mourinho u prezantua aty për herë të fundit. Ai ishte aty për të konfirmuar lajmin e largimit të tij dhe më kujtohet shumë mirë se, gjatë kohës që ai foli nuk u dëgjua asnjë zhurmë. U krijua ndjesia sikur dikush kishte vdekur, ishte një heshtje e çuditshme. Ata të cilët kishin dhe njiheshin si lojtarë me karakter të fortë, Drogba, Terry apo edhe Lampard filluan duke qarë. Edhe unë u mërzita, ishte me të vërtet e çuditshme.” – tha Sidwell.

Steve Sidwell, i lindur në Angli, ishte pjesë e Chelsea për një sezon, 2007-2008 dhe u aktivizua në 25 ndeshje dhe realizoi 1 gol, ndërsa gjatë karrierës ishte pjesë edhe e Arsenal, Aston Villa, Fulham dhe Stoke City.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...