Serie A

Kur rivaliteti i derbit kalon në plan të dytë, Interi del me një mesazh për Simon Kjaer!

Ky sezon u mbyll para kohe për Simon Kjaer. Dëmtimi që pësoi mbrojtësi danez në ndeshjen ndaj Genoas e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për 6 muajt e ardhshëm. Kur bëhet fjalë për të tilla situata fatkeqe edhe rivaliteti i madh që kanë dy klubet e Milanos, Interi dhe Milani anashkalohet, pasi ka qenë klubi zikaltër që me një postim i ka uruar shërim të shpejtë Simon Kjaer. Ishte pikërisht mbrojtësi i Milanit në rolin e kapitenit të Danimarkës ai që bëri një punë fantastike duke treguar të gjithë anën e tij njerëzore në shpëtimin e jetës së mesfushorit të Interit Christian Eriksen në ndeshjen Danimarkë-Finlandë të Euro 2020, kur mesfushori pësoi arrest kardiak në fushë.

“Një kampion nuk njihet vetëm nga mënyra se si luan futboll. Kthehu Simon së shpejti , ne po të presim në fushë në San Siro për t’ju dhënë duartrokitjet që meritoni”, lexohet në postimin e Interit në Twitter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency