Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kur rotacioni funksionon, Interi shembulli më i mirë!

Rotacioni tek Interi funksionon më së miri. Prova për këtë gjë janë rezultatet dhe paraqitjet e mira të futbollistëve, të cilët konsiderohen si zëvëndësues. Lojtarë si Balde Keita, Lautaro Martinez, Joao Mario, Gagliardini apo Borja Valero i kanë ngritur besimin Spallettit për grupin që ka në dispozicion. Sigurisht, lënia pushim e disa prej futbollistëve kyç, ndihmon skuadrën edhe në Champions, përpara sfidës së rëndësishme me Tottenham.

Përpara një sfide Europe, zikaltrit kanë humbur vetëm në një takim, atë me Parmën ku u ndëshkuan nga një ish si Dimarco. Ndërkohë, tek të gjitha takimet e tjera kanë bindur dhe fituar, gjithmonë para publikut të tyre në “Meazza”. 2-0 kundër Cagliarit, 1-0 përballë Milanit, 5-0 me Genoan dhe 3-0 kundër Frosinones. Një tjetër e veçantë është se tek të gjitha këto ndeshje, porta e Handanovic ka mbetur e paprekur, pavarsisht dëmtimeve të Nainggolan dhe Vrsajlko apo ndryshimeve të shpeshta në formacion.

Pavarsisht se thuhet që është një Inter i udhëhequr nga Icardi, janë plot 12 lojtarë që kanë çuar topin në rrjetën kundërshtare në pjesën e parë të sezonit. Vetëm Roma me 13 dhe Dortmundi me 15 lojtarë kanë qënë më mirë në këtë aspekt, për sa i përket kampionateve më të rëndësishme europiane. Disfata e rëndë në Bergamo tashmë duket se është harruar, dhe sipas Spallettit, Interi më i mirë nuk është parë akoma.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...