Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kur “tiki-taka” dhe kilometrat pa fund s’të duhen për të fituar Botërorin

Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018” ka tre muaj që ka përfunduar. Franca që u shpall Kampione Bote për herë të dytë në histori, pas suksesit në vitin 1998.

Disa muaj pas përfundimit të turneut, FIFA publikoi një raport të gjatë me statistikat e të gjitha përfaqësueseve që morën pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të këtij sporti.

Përfundimi është mjaft interesant. Spanja dhe Gjermania spikasin për përqindjen e zotërimit të topit, por nuk arritën të linin shenjë në këtë Botëror.

Ndër gjërat që bien menjëherë në sy është se “tiki-taka” spanjolle, e perfeksionuar te Barcelona nga Pep Guardiola,  duket se tashmë ka dalë “jashtë mode”. Franca, fituese e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018”, renditet vetëm e 19-ta ndër përfaqësueset me përqindjen më të lartë të zotërimit të topit dhe e 16-ta sa i përket kombëtareve që kanë përshkuar numrin më të madh të kilometrave.

Statistika Kupa e Botës 2018: Serbia, përfaqësuesja që ka vrapuar më shumë

Statistikat e raportit japin një tablo të një sporti që po ndryshon në aspekte të ndryshme. Spanja, për shembull, nuk arriti të kualifikohej në fazën çerekfinale, pavarësisht se është përfaqësuesja që ka regjistruar posedimin më të mirë të topit, mesatarisht 69% për ndeshje. I njëjti diskutim vlen edhe për Gjermaninë, sipas statistikave 67%, e cila nuk arriti të kalonte as fazën e grupeve.

Në vend të tretë, një Kombëtare tjetër e madhe, Argjentina e Leo Messi-t (64%). Ndërsa Serbia rezulton përfaqësuesja që ka përshkruar më tepër kilometra në fushën e lojës: mesatarisht 113 km për ndeshje – Franca renditet në vendin e 28-të, me 101 kilometra të përshkuar për ndeshje.

Suksesi i Francës mesa duket nuk është as tek vrapi e as tek zotërimi i topit. Kombëtarja që drejtohet nga Didier Deschamps ka pasur një taktikë lojë kryesisht vertikale, pa nevojën për të zotëruar ndeshjen me topin nëpër këmbë. Sipas statistikave të FIFA-s, “Les Bleus” përkundrazi kanë qenë mjaft cinikë, duke marrë në konsideratë se kanë shënuar një gol për çdo 6 gjuajtje në portë, statistikë kjo mjaft domethënëse. Në këtë aspekt, vetëm vendi organizator, Rusia ka bërë më mirë se Kampionët e Botës.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...