Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kura Begeja, motivim dhe besim tek lojtarët

Gentjan Begeja mori drejtimin e Teutës në një situatë pothuajse të pashpresë, duke ditur të rikthejë besimin në skuadër se në fund mbijetesa nuk është e pamundur. 44- vjeçari mori drejtimin e “djemve të detit” pas humbjes me Luftëtarin dhe në 4 javët pasardhëse ka regjistruar një fitore, 2 barazime dhe një humbje. Diferenca me Vllazninë e vendit të 8-të është vetëm 3 pikë, kundërshtar me të cilin ka garën për mbijetesën por që gjithashtu e pret në shtëpi në fazën e 4-t. Nuk ka diskutime që Begeja nuk ka një skuadër më cilësore në dispozicion sesa paraardhësit e tij, por ajo që ka injektuar ish sulmuesi i Teutës është besimi dhe motivimi për të kaluar këtë situatë. Kalendari nuk ka qënë favorizues por megjithatë barazimet e mara në shtëpi me Flamurtarin dhe Partizanin si dhe suksesi në Kamëz janë një tregues se situata në fushë po përmirësohet. Një skuadër e mbushur me të rinj ka nevojë për mbështetje dhe besim, pikërisht dy elementët që ka injektuar Begeja që mbi të gjitha po mban larg presionit grupin. Në këtë moment timonieri i “djemve të detit” po mer më të mirën e mundshme nga të gjithë futbollistët që janë gati të sakrifikojnë për të arritur objektivin. Kalendari në vijim nuk premton shumë pasi përpara janë duelet në transfertë me kampionët e Kukësit dhe më pas në Niko Dovana vjen Skënderbeu kryesues. Gjithashtu ngjeshja e kalendarit është një element kundra Teutës që ka një grup të reduktuar futbollistësh, edhe pse deri më tani durrsakët kanë treguar se për ta nuk ka të nesërme dhe çdo ndeshje është një finale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...