Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Kura” Ljungberg nuk funksionon, Arsenali prek fundin!

As “kura” Freddie Ljungberg nuk funksionon te Arsenali. Topçinjtë po kalojnë një moment vërtet të keq sepse pas barazimit ndaj Norëich u mposhtën 1-2 nga Brighton në Emirates me suedezin që pësoi humbjen e parë si trajner i përkohshëm i Arsenalit. As rikthimi i dyshes Mesut Ozil-Granit Xhaka në formacionin titullar nuk ka dhënë frytet e duhura me Arsenalin që duket një skuadër e pafuqishme dhe e paaftë për të ndryshuar për mirë fatet e këtij sezoni. Golat e Brighton nga Webster dhe Maupay bënë të pavlefshëm edhe finalizimin e Lacazette me Arsenali që e çoi në 7-të numrin e ndeshjeve pa fitore në kampionat dhe në 9 në të gjitha kompeticionet, një ecuri vërtetë katastrofike kjo. Një fitore mr peshë mori edhe Newcastle United që triumfoi në shtëpinë e Sheffield United me rezultatin 0-2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...