Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Kurioz për Juventusin”, Sacchi: Inter në avantazh për titull, por Conte është i artë

Arrigo Sacchi shprehet se është kurioz të shohë Juventusin e Thiago Mottas. Legjenda e trajningut italian, theksoi se Inter vijon të mbetet para të gjithave edhe për sezonin e ri, ndërsa shtoi se në Serie A në total janë vetëm pesë apo gjashtë klube të cilat mendojnë për një strategji të caktuar në fushë.

Lexo edhe: 

“Në kampionatin italian janë pesë apo gjashtë skuadra të cilat bëjnë strategji në fushë. Në këtë sezon të ri jam kurioz të shohë Juventusin e Thiago Mottas. Por, është fakt që skuadrat kanë pak italianë në organikë dhe më pas vuajmë pasojat në kombëtare.

Inzaghi? Ai është një takticien, e ka treguar veten në shumë raste. Mendoj se Inter sërish është në avantazh sa i takon titullit. Conte-Napoli? Antonio është i fortë, unë e quaj djaloshi i artë. I jep jetë gjithçkaje që bën, i uroj më të mirën te Napoli”, u shpreh Sacchi.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...