Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Kurrë nuk kërkova minuta, dua t’i meritoj! Ancelotti me surprizoi në fund”

Konkurrenca për një post titullari te Real Madrid është shumë e madhe. Dani Ceballos luajti pak sezonin e kaluar. Mesfushori u aktivizua në vetëm 267 minuta në La Liga, 34 në Kupën e Mbretit dhe 36 në Champions League.

Real Betis është një nga klubet e interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit. Te klubi i zemrës do të rikthehet një ditë, por për momentin Ceballos dëshiron të respektojë deri në fund kontratën me “Los Blancos” (2023).

Lojtari iberik i ka idetë e qarta në lidhje me sezonin e ri. Në një deklaratë për Cadena Ser, Ceballos lëshon një mesazh për trajnerin Ancelotti dhe shokët e skuadrës: “Kurrë nuk kam kërkuar më shumë minuta.

Te Reali, ata që luajnë duan ta meritojnë në fushë. Ancelotti më ka dhënë besim në pjesën e fundit të sezonit, kjo është ajo që ka rëndësi.

Në kokën time ekziston vetëm një gjë: dua ta nis sa më mirë fazën përgatitore që të kem më shumë mundësi për të luajtur në sezonin e ardhshëm”, deklaroi mesfushori me tipare sulmuese.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...