Ismaël Bennacer po e merr veten nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Interit. Mesfushori algjerian, një nga pikat më të forta të skuadrës së Stefano Piolit, kujton verën e vitit 2017. Kur u transferua nga Empoli te Milani për 17.2 mln euro.
“Firmosa përpara nisjes së pushimeve. Klub i nivelit të lartë, por në fillim ti nuk arrin ta kuptosh madhështinë e Milanit. Vëllai im i madh është tifoz i çmendur i Milanit, por nuk ishte ky shkaku pse zgjodha kuqezinjtë. Unë dëgjoj dhe pastaj vendos.
Milani është një klub i jashtëzakonshëm, nisur nga organizimi dhe njerëzit. Gjithçka është e pabesueshme. E ndjej historinë e këtij klubi, peshën e fanellës gjithashtu. Kjo është arsyeja pse unë jap gjithçka në fushë, sepse e dua Milanin“.
Më pas një koment për kalimin e turkut Hakan Calhanoglu tek Interi, ndërkohë që Bennacer as që e imagjinon që një ditë mund të veshë fanellën e rivalëve të përjetshëm.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Rishkruhet historia, Shqipëria në Europian!
- Ramadani, me heroin në fanellë: Arritje e madhe, kurrë nuk jam ndier kështu
- “Gjimshiti shembull”, Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punë tonë!
- Foto/ Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Europian!
“Unë nuk dija asgjë, e mora vesh në fund kur u sëmur Eriksen. Hakan donte të qëndronte te Milani, por më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta nuk u arrit marrëveshja e rinovimit.
Ne jemi miq, por në fushë nuk ka miq. Aq më tepër në një derbi. Nuk arrija ta besoja kur mora vesh transferimin e tij tek Interi. Personalisht unë nuk do e bëja kurrë një veprim të tillë, sepse e respektoj shumë Milanin.
Interi mund të më ofrojë gjithçka, por jo. E dua Milanin, e dua këtë klub. Nuk do të thotë se do të qëndroj këtu gjithmonë, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por nuk do të shkoj kurrë tek Interi“, u shpreh 25-vjeçari.
