Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kursi i FSHF-së për trajnerë të licencës UEFA A, kushtet për t’u regjistruar

Më datë 15 janar do të nisë kursi i radhës për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A. Ky kurs, që organizohet nga Drejtoria Teknike e FSHF-së, do të zhvillohet në Tiranë (Qendra e Ekipeve Kombëtare në Kamzë). Dhe do të jetë i ndarë në 6 periudha të ndryshme.

Nga muaji janar në muajin maj të vitit 2024. Më konkretisht: 15-20 janar, 12-17 shkurt, 11-16 mars, 08-13 prill, 01-11 maj dhe 27-31 maj.

Regjistrimet në kursin për licencimin e trajnerëve të rinj të nivelit UEFA A kanë nisur. Dhe afati për t’u bërë pjesë e tij është i vlefshëm deri më 8 janar 2024.

FSHF u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të nxitojnë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij kursi shumë të rëndësishëm. Që është në përputhje me Konventën e Trajningut të UEFA-s.

Që parashikon njohjen reciproke nga të gjitha federatat evropiane të titujve UEFA B, UEFA A, UEFA PRO dhe Goalkeeper UEFA-B.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret/ kërkesat e mëposhtme:

Të kenë përfunduar Kursin UEFA B;

Të kenë një vit diferencë nga kryerja e kursit UEFA B;

Angazhimi si trajner në një klub ose Akademi me nivelin e licencës UEFA B (Përcaktimi i periudhës së angazhuar si trajner);

Fotokopje e ID ose e Pasaportës;

Fotokopje e Licencës Uefa-B;

CV e plotë

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected]. Përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë.

Ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 08.01.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected].

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....